Ndërtimi i HEC Skavicës/ Nënshkruhet kontrata për fazën e parë të projektit

05/07/2021 15:25

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe kompania amerikane Bechtel kanë nënshkruar marrëveshjen për fazën e parë të ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Ashtu siç është parashikuar në projektligj, kjo fazë përfshin të gjithë punën përgatitore për studimet që do të kryhen në terren ku më pas Becchtel do të dërgojë edhe projektin final pranë KESH.

Pas finalizimit të tij i hapet rrugë fazës së dytë për firmosjen e kontratës për projektimin e ndërtimin e Skavicës.

Hidrocentrali i Skavicës është një ndër projektet energjetike më të diskutuara ndër vite por pa gjetur ende zbatim deri më sot.

Aktualisht, janë dy versione të propozuara në fazën e parafizibilitetit me kosto që variojnë përkatësisht në 308 milonë euro për projektin me digën më të ulët dhe për atë më të lartë kostoja e projektit kap shifrën e 510 milionë euro.

Finalizimi me sukses i HEC Skavicës pritet t’i japë zgjidhje përmbytjeve në zonën e fushë Shkodrës e mbi të gjitha të ulë varësin e Shqipërisë ndaj importit të energjisë.

Top Channel