“Më të mirët në botë” Yuri Kim takohet me fermerët shqiptarë, shfaqet me shalqi në dorë (Fotot)

05/07/2021 23:04

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka takuar pasditen e sotme me disa fermerë shqiptarë.

Në Instagram ajo ka postuar disa foto, ku shihet mes frutave e perimeve, ndërsa thotë se “Shqipëria ka shalqinjtë më të mirë në botë”.

Ambasadorja Yuri Kim prej kohësh promovon bukuritë e vendit tonë dhe mikpritjen shqiptare, duke i bërë ftesë të huajve që të vizitojnë Shqipërinë.

Ajo gjithashtu ka pritur edhe miqtë e saj të vendlindjes, të cilët kaluan disa ditë në vendin tonë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel