Jorginho është lojtari që po i prin garës për të fituar Topin e Artë, sipas La Gazzetta dello Sport.
Mesfushori i Chelsea që përfaqëson Italinë në Euro 2020, ka prodhuar paraqitje të mira në këtë vit.
Jorginho fitoi në edicionin e kaluar Ligën e Kampionëve me The Blues, duke qenë pjesë e rëndësishme e ekipit.
Si ashtu te Chelsea, mesfushori po shkëlqen edhe te Azzurët, derisa gjenden në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Italia po cilësohet aktualisht si favoritë për të fituar trofeun më të madh për përfaqësueses në Kontinentin e Vjetër, e kjo mund t’i jepte shpresa të mëdha Jorginhos për Topin e Artë.
Në rast se Italia e fiton Euro 2020, atëherë mediat në ishull raportojnë se mesfushori do ta rrëmbejë çmimin më të madh individual.
Top Channel