‘Skëterrë’ deri në 180 km/orë dhe të dehur në timon/ Policia me ‘dorë të hekurt’, arrestohen 8 shoferë, hiqen 57 patenta në një ditë

04/07/2021 17:22

Policia vijon me kontrollet në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane dhe si rezultati i përdorimi të radarëve, dragerave dhe kamerave janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues automjetesh në vetëm 24 orë.

Janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia pezulloi gjithsej 57 leje drejtimi në vetëm 24 orë, nga të cilat: 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 74 km/orë në qendrat urbane në Kamëz e deri në 180 km /orë, 20-vjeçari F.SH., i cili u konstatua nga radari në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, në aksin Maminas-Durrës.

19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur në masë deri në 0.62 mg/l konstatuar në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi A.LL, kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një godine.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2482 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:

• 412 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mos rregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 178 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mos ruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Ndërkohë, policia njofton se aktualisht ka filluar kthimi i pushuesve nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës dhe për këtë shkak në të gjitha akset rrugore ka fluks të shtuar, por të rrjedhshëm dhe pa ndërprerje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA