Përfshihet nga flakët stalla e bagëtive në Lushnje

04/07/2021 18:50

Gjatë ditës së sotme një stallë bagëtish është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Saver’ të Lushnjes, ku si pasojë e flakëve janë djegur tre lopë.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel