Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 26°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 35°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 14°C në 27°C dhe në zonat e ulëta nga 16°C në 29°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA