“Luftë” për disa orë me Policinë/ Arrestohen 11 persona të armatosur në Boston. Ç’ndodhi në incidentin që mbylli në shtëpi banorët

04/07/2021 08:39

Policia e Masaçusets thotë se 11 persona janë ndaluar pas një përballjeje disa orëshe me organet e rendit, incident që çoi në mbylljen e pjesshme të autostradës I95, që lidh disa shtete dhe u urdhërua që disa  banorë të disa zonave periferike të Bostonit të mbylleshin në shtëpi.

Policia dhe prokurorët ende nuk kanë përcaktuar se çfarë akuzash do të ngrenë ndaj të dyshuarve, por kryeprokurorja e Qarkut Middlesex, Marian Ryan, tha se ajo parashikonte që të gjithë të dyshuarit do të dilnin para gjykatësit të martën.

Përballja me policinë filloi rreth orës 2 të mëngjesit kur organet e rendit vunë re dy makina që kishin ndezur sinjalet e bllokazhit në anë të autostradës, që me sa duket u kishte mbaruar karburanti, thanë autoritetet gjatë një konference shtypi të shtunën.

Të paktën disa nga të dyshuarit kishin veshur uniforma të stilit ushtarak dhe mbanin armë dhe revole, tha koloneli i policisë shtetërore të Masaçusets Christopher Mason. Ai shtoi se ata po udhëtonin nga Shteti Rhode Island drejt shtetit Maine për “stërvitje”. Nuk ka patur njoftime për shkëmbim të shtënash apo të lënduar gjatë përballjes disa orëshe të grupit me policinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA