Francë, raportohen mbi 2600 raste të reja me Covid-19

04/07/2021 02:20

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 2.600 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se me 2.683 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.780.648, ndërsa me 24 vdekje numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 111.164.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 34.329.183 ndërsa 23.839.666 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA