Shuhet familja në Spanjë kur makina goditet nga treni i shpejtë në kryqëzim (fotot)

03/07/2021 19:29

Katër njerëz kanë vdekur në vend dje në Spanjë kur makina e tyre u godit nga treni në një kryqëzim rrugor në Costa Blanca. Raportimet thonin se viktimat ishin pjesë e të njëjtës familje.

Goditja nga terni i shpejtësisë së lartë vrau tre gra dhe një burrë të së njëjtës familje, raportonin mediat vendase. Aksidenti ndodhi rreth orës 17.15 pranë stacionit hekurudhor të Novelda pranë Alicante.

Treni i linjave ‘Intercity’ përplasi automjetin që udhëtonte nga Barcelona drejt Lora në juglindje të vendit.

Asnjë nga pasagjerët e trenit nuk u lëndua në përplasje, përveç një gruaje që u trajtua për krizë paniku.

Një hetim ka nisur pas raportimeve se viktimat mund të kenë hyrë në kryqëzim pas uljes së postbllokut të kryqëzimit.

Kryebashkiaku vendor Martinez tha se treni kishte nisur frenimin e tij 1,200 metra përpara.

Ndërkohë ne pamjet nga vendngjarja shihej automjeti tërësisht i shkatërruar i bllokuar në turirin e trenit.

Treni ndaloi rrugëtimin e tij ndërsa pasagjerët u vendosën në katër vagonë për t’u dërguar në destinacione.

FOTO GALERI
1/5
Katër njerëz kanë vdekur në vend dje në Spanjë kur makina e tyre u godit nga treni në një kryqëzim rrugor në Costa Blanca

Top Channel