Shoferët ndalojnë për të ndërhyrë teksa policia rrethon gruan me ngjyrë në autostradë (pamjet)

03/07/2021 17:27

Një video e rrjetit TikTok është bërë virale në SHBA teksa tregon sesi shoferët ndalojnë makinat e tyre në autostradë për të filmuar e kontrolluar ndalimin e një gruaje me ngjyrë nga policia e Missouri.

Në një reagim të rrallë komunitar, një varg makinash ndaluan në rrugën pranë St Louis për  t’u siguruar që gruaja po trajtohej me dinjitet nga autoritetet, siç komenton gruaja që filmoi incidentin.

Gruaja me makinë që ishte ndaluar nga policia kishte nisur të thërriste për ndihmë me zë të lartë, dhe shoferët ofruan shpejt mbështetjen e tyre.

Gruaja që regjistroi pamjet thotë: “Pashë një grua afro-amerikane që thërriste për ndihmë dhe tre apo katër oficerë të bardhë policie që kishin nxjerrë armët. Ajo ishte e paarmatosur prandaj unë ndalova dhe tregova veten time aty, për të parë çfarë kishte ndodhur”, shkruan përdoruesja @sheniweird.

“Çdo herë ne duhet të dimë përgjigjet. Nuk mund të qëllosh dikë me armë për një shkelje në drejtimin e makinës, jo më.”

Ajo tregon më tej se doli nga makina dhe u afrua, teksa dhe një shofer i bardhë  ndaloi për të kontrolluar situatën.

“Kur unë ndalova ndaluan të gjithë,” thotë gruaja në video, teksa ndjekësit e saj në rrjet, u impresionuan me reagimin komunitar ndaj situatës.

“Ne ndaluam të gjithë; kjo është ajo që duhet të bëjmë,” shkruante përdoruesi tjetër TikToker @tonijames12.

@theresabuford shtonte: “Çdo person që ndaloi aty bëri gjënë e duhur”.

@sheniweirdWe have to start policing the police until things start making sense. In today’s world, it’s still unfair so here go! #police#news#justice#streets#usa♬ original sound – SheniWeird

FOTO GALERI
1/3
Shoferët ndalojnë makinat e tyre në autostradë për të filmuar e kontrolluar ndalimin e një gruaje me ngjyrë nga policia e Missouri.

Top Channel