Ndërtesa e shembur në Miami, zjarrfikësi gjen mes rrënojave trupin e së bijës  

03/07/2021 11:38

Bilanci i viktimave të ndërtesës shumëkatëshe të shembur në Miami shkoi në 22 pas gjetjes së dy trupave të tjerë të pajetë në gërmadhat e saj.

Njëri ishte ai i vajzës 7 vjeçare të një zjarrfikësi të qytetit.

 “Gjetëm dhe dy viktima të tjera në rrënoja. Ishte tragjike, por njëra prej tyre është vajza e njërit prej zjarrfikësve. Të gjitha netët kanë qenë të vështira për familjet dhe ekipet e shpëtimit që prej shembjes, por ajo e mbrëshmja ishte më e rëndë nga të gjitha për punonjësit tanë të ndihmës së pare”, tha Daniella Levine Cava, kryetare e kontesë Dade, Miami.

Vogëlushja e gjetur e pajetë u identifikua si Stella Catarossi. Ajo ishte me të ëmën, gjyshërit dhe tezen kur pjesa verilindore e godinës 12 katëshe u rrëzua javën që shkoi në Surfside. Tezja e Stellas, Andrea kishte ardhur t`i vizitonte nga Argjentina ku tre djemtë e saj po e prisnin që të kthehej shpejt në shtëpi.

Një dëshmitar tha se i ati e kishte, mbështjellë trupin e 7-vjeçares me xhaketën e tij  e kishte vendosur mbi të një flamur të vogël amerikan.

Deri tani ka ende 145 persona të pagjetur nga shembja e papritur e Champlain Towers South. Ekipet e shpëtimit kanë punuar për të hequr shtresat e betonit nga ndërtesa e rrëzuar me stiva, pa trazuar grumbullin e paqëndrueshëm të mbeturinave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA