Motoçiklisti ‘i vdekur’ shpëtohet nga gazetari që pa qesen e trupit të lëvizte (fotot)

03/07/2021 16:42

Një motoçiklist që u shpall i vdekur nga grupet mjekësore në vendin e një aksidenti në Brazil, është shpëtuar më pas nga një gazetar që pa të lëvizte qesen ku ishte futur trupi i tij.

Shitësi ambulant Raimundo da Silva, 71 vjeç, nisi të ndjehej keq teksa drejtonte motoçikletën e tij të enjten në qytetin brazilian të Araguaina.

Ai më pas humbi ndjenjat dhe u rrëzua, teksa grupet e ndihmës së shpejtë erdhën për ta ndihmuar.

Por Da Silva u shpall i vdekur dhe trupi i tij u vendos në një qese të zezë, teksa vendi mbikqyrej nga policia që priste ardhjen e mjekut ligjor.

Pak më vonë oficerët dhe gazetarët që po mbulonin aksidentin vërejtën se qesja po lëvizte vetë.

Gazetari Geovanni Pereira tha për rrjetin e lajeme G1: “Kur unë mbërrita qesja ishte mbyllur nga oficerët, por më vonë ne pamë që ajo lëvizi dhe kjo solli rrjedhimisht shpëtimin e burrit në të.”

Ai shton më tej: “Ata (oficerët) e hapën atë dhe panë një fluskë pështyme që dilte nga goja e tij. Instinktivisht unë nisa të kryej rrahjet artificiale të zemrës ndaj burrit për afro 10 minuta”.

Më pas grupet e papërgjegjshme mjekësore që e kishin shpallur të vdekur u kthyen në skenë dhe e dërguan burrin në spital. Nuk ka raportime për gjendjen e tij aktuale.

Mjekët thanë se kishin tentuar të sillnin në jetë të aksidentuarin por e kishin shpallur të vdekur “bazuar në një vlerësim teknik”.

Pereira tha më tej: Në ishim në vendin e duhur në kohën e duhur. Ishte një mrekulli”.

FOTO GALERI
2/3
Por është shpëtuar më pas nga një gazetar që pa të lëvizte qesen ku ishte futur trupi i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA