Krijohet fronti “anti-BE”: Orban, Le Pen e Salvini bashkojnë forcat kundër Brukselit!

03/07/2021 16:07

16 parti populiste europiane të krahut të djathtë bashkuan forcat kundër politik te BE-së, duke e shpallur bllokun e tyre si një “ mekanizëm të forcave radikale” që përpiqet të krijojë një supershtet.

Partitë firmëtare te deklaratës për Fideszin e kryeministri hungarez Victor Orban, polaken Ligj dhe Drejtësi të drejtuar nga Jarosllav Kazynski, Frontin nacional francez të Marine Le Penit dhe Legan e Matteo Salvinit. Qëllimi i tyre është t`u dëgjohet zëri ne debatin për të ardhmen e Europës. Liderët e partive të djathta e nënshkruan njëkohësisht në disa kryeqytete europiane dokumentin ku bëhet thirrje për një reformism të thellë të bllokut europian.

“Aktualisht, në vend që BE-ja ta mbrojë Europën dhe trashëgiminë e saj, ajo vetë po kthehet në burim problemesh e ankthi”, theksohet aty. Dokumenti përmban ndër të tjera dhe firmën e  Giorgia Melonit nga partia “Vëllezërit e Italisë” e Santiago Abascal nga VOX e Spanjës.

“Bashkëpunimi i kombeve europiane duhet të jetë i mbështetur në traditë, respekt për kulturën dhe historinë e shteteve evropiane, në respektin për trashëgiminë e krishterë dhe për vlerat e përbashkëta që i bashkojnë kombet tona dhe jo në shkatërrimin e tyre”, thanë për Euractiv nënshkruesit e dokumentit.

Ata kanë shënjestruar sidomos institucionet e BE-së si Komisioni Europian ose Gjykata Evropiane e Drejtësisë, për faktin se kanë ushtruar presion mbi Poloninë e Hungarinë për disa çështje, që përfshijnë kontrollin ndaj sistemit të drejtësisë e të drejtat e komunitetit LGBT.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA