Burgoset gardiania e Kalifornisë që jepte ‘shfaqje seksi’ me të dashurin e burgosur (fotot)

03/07/2021 15:45

Një oficere burgu nga Kalifornia në SHBA, është burgosur për shtatë muaj pasi kreu marrëdhënie me një të burgosur teksa shihej nga 11 të burgosur të tjerë në institucionin e korrektimit.

Oficerja e burgut të Fresno County, Tina Gonzalez, 27 vjeçe, raportohet se kishte prerë një vrimë në uniformën e saj për ta bërë më të thjeshtë seksin me të burgosurin, thanë prokurorët në ngritjen e akuzave.

Gonzalez nuk kundërshtoi akuzat e aktivitetit seksual me një të rritur të burgosur, atë të zotërimit të drogave dhe pijeve alkoolike brenda ambjenteve të burgut, si dhe zotërimin e një mjeti celular me qëllim dorëzimin te një i burgosur.

Zyra lokale e sherifit kishte nisur hetimet pas marrjes së informacioneve për marrëdhënien seksuale mes të burgosurit dhe gardianes, shkruan rrjeti Fresno Bee.

Sherifi Steve Mccomas tha se veprimet e ish-gardianes së burgut ishin diçka që vetëm “një mendje e mbrapshtë mund të shpikë”.

Mccomas shpjegonte se hetimet kishin zbuluar se Gonzalez kryente rregullisht marrëdhënie me të burgosurin, e furnizonte atë me brisqe dhe e njoftonte se kur oficerët e tjerë do të kontrollonin qelinë e tij, që ai të fshihte sendet e kontrabandës.

Pas marrjes në pyetje Gonzalez u largua nga detyra në dhjetor 2019.

Avokati i saj Martin Taleisnik tha: “Ajo nuk kishte asnjëherë si qëllim të dëmtonte punonjësit apo të burgosurit. Gonzalez pranon përgjegjësinë për veprimet e saj, që erdhën prej dobësisë psikologjike që i shkaktoi prishja e martesës”.

Gjykatësi Idiart tha pas dhënies së verdiktit: “Ajo që bëre është e rëndë, e papërgjegjshme dhe të shkatërroi karrierën, por besoj se njerëzit mund ta shërojnë veten e tyre dhe ti ke akoma jetën tënde përpara për ta bërë këtë. Fat të mbarë”.

FOTO GALERI
1/5
Oficerja e burgut të Fresno County, Tina Gonzalez, 27 vjeçe

Top Channel