BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet
Një oficere burgu nga Kalifornia në SHBA, është burgosur për shtatë muaj pasi kreu marrëdhënie me një të burgosur teksa shihej nga 11 të burgosur të tjerë në institucionin e korrektimit.
Oficerja e burgut të Fresno County, Tina Gonzalez, 27 vjeçe, raportohet se kishte prerë një vrimë në uniformën e saj për ta bërë më të thjeshtë seksin me të burgosurin, thanë prokurorët në ngritjen e akuzave.
Gonzalez nuk kundërshtoi akuzat e aktivitetit seksual me një të rritur të burgosur, atë të zotërimit të drogave dhe pijeve alkoolike brenda ambjenteve të burgut, si dhe zotërimin e një mjeti celular me qëllim dorëzimin te një i burgosur.
Zyra lokale e sherifit kishte nisur hetimet pas marrjes së informacioneve për marrëdhënien seksuale mes të burgosurit dhe gardianes, shkruan rrjeti Fresno Bee.
Sherifi Steve Mccomas tha se veprimet e ish-gardianes së burgut ishin diçka që vetëm “një mendje e mbrapshtë mund të shpikë”.
Mccomas shpjegonte se hetimet kishin zbuluar se Gonzalez kryente rregullisht marrëdhënie me të burgosurin, e furnizonte atë me brisqe dhe e njoftonte se kur oficerët e tjerë do të kontrollonin qelinë e tij, që ai të fshihte sendet e kontrabandës.
Pas marrjes në pyetje Gonzalez u largua nga detyra në dhjetor 2019.
Avokati i saj Martin Taleisnik tha: “Ajo nuk kishte asnjëherë si qëllim të dëmtonte punonjësit apo të burgosurit. Gonzalez pranon përgjegjësinë për veprimet e saj, që erdhën prej dobësisë psikologjike që i shkaktoi prishja e martesës”.
Gjykatësi Idiart tha pas dhënies së verdiktit: “Ajo që bëre është e rëndë, e papërgjegjshme dhe të shkatërroi karrierën, por besoj se njerëzit mund ta shërojnë veten e tyre dhe ti ke akoma jetën tënde përpara për ta bërë këtë. Fat të mbarë”.
Top Channel