Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.

Sot kontrollet kanë vijuar edhe në territorin e plazhit në Golem dhe Spille, ku si rezultat gjatë paradites së sotme janë kontrolluar 20 parcela dhe janë liruar 9 të tilla, duke hequr 450  çadra dhe 950 shezlongë.

Dy ditë më parë janë liruar 44 parcela, duke hequr 1292 çadra dhe 2584 shezlongë.  Ndërkohë operacioni vijon pa probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA