“Vëllezërit grekë aktrojnë sikur kanë ardhur këtu para të gjithëve”/ Rama: Po mblidhemi pas shumë shekujsh, të bashkëpunojmë për rajonin

02/07/2021 13:36

Nga Forumi i Prespës, që po mbahet prej dy ditësh në Ohër, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Rama ishte i ashpër me Bashkimin Evropian, që sërish nuk hapi negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Evropa nuk mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon. Ne mund të tregojmë se mund të bëhemi. Jemi mjaftueshëm të mëdhenj. Pse të presim të bëhemi pjesë e BE-së, ku mund të bëjmë vetë tregti pa barriera”.

Para krerëve të vendeve të rajonit, kryeministri nuk kurseu kritikat as për fqinjin tonë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se tashmë është momenti për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet.
Jetojmë në këtë rajon me shekuj, madje kemi dhe konflikte. Vëllezërit tanë grekë aktrojnë sikur kanë ardhur këtu para të gjithë të tjerëve. Dhe ne jemi pas tyre. Maqedonasit e Veriut aktrojnë sikur jemi të gjithë të lidhur me prezencën e tyre. Megjithatë ne jemi këtu, po diskutojmë pas kaq shekujsh.
“Pse të presim BE-në që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve, kapitalit dhe mallrave? Të kemi një sportel në kufi, që t’i shndërrojmë në të hapura dhe të lira. Është e rëndësishme, pasi njerëzit kanë vështirësi në pikat kufitare”.

Top Channel