24/11 17:26
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 604.718, prej të cilëve 242 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.666.198, me 13.060 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,81 milionë raste të konfirmuara dhe 63.647 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 180 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 154 milionë dozën e dytë.
Top Channel