Nga ferri në parajsë në pak sekonda/ Shpërblehet tifozi zvicerian që u bë viral në ndeshjen ndaj Francës

02/07/2021 20:18

Luca Loutenbach, tifozi që u bë i njohur për ndryshimin e humorit në ndeshjen Francë-Zvicër është surprizuar me një biletë për të parë përballjen me Spanjën.

Në vlerësim të pasionit të tij të pafund, “Swiss Air” i ofroi një biletë për çerekfinalen e Zvicrës kundër Spanjës, në Rusi.

Ndërkohë, Zyra Zvicerane e Turizmit i ofroi një pushim falas në një vend të Bashkimit Europian, në destinacionin që do të zgjidhet prej tij.

Loutenbach  rrëfeu reagimin e tij në ndeshjen Francë-Zvicër duke thënë: “Unë u përpoqa të hiqja fanellën gjatë golit, por syzet e mia po më pengonin, kështu që e hoqa atë disa sekonda pas dhe më pas u lehtësova shumë nga goli.

Reagimi im ishte sepse gjatë pjesës së parë fillova të besoja vërtet se ishte dita jonë. Por më pas, u duk sikur po humbnim gjithçka.

Isha thjesht në një gjendje të tillë mosbesimi, dhe më pas rikthimi ishte kaq i papritur, ishte thjesht momenti më i mirë.”

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA