Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, në Forumin e prespës, ku kritikoi BE-në pas përgjigjes negative për hapjen e negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në facebook, Basha duke iu referuar Ramës shkruan që autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit.
Basha thotë se të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve të Ballkanit Perëndimor.
“Ishte një kohë kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin tavolinat janë kthyer.
Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor”, shkruan Basha.
Top Channel