Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë- Berat ku një furgon tip Benz me targa AA 057TU pranë fshtatit Stan Karbunare ka përplasur shtetasin Kostandin Verushi i cili udhëtonte me karrocë me gomar.

Si pasojë e kësaj goditje ka marrë plagë të rënda shtetasi Kostandin Verushi i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sipas informacioneve të para drejtuesi i karrocës ka dalë nga rruga dytësore për të kaluar në anën tjetër të autostradës. Drejtuesi furgoni i cili vinte nga Lushnja në drejtim të Beratit e ka venë re dhe ka frenuar, por nuk ka mundur ta shmang goditjen.

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:00, në aksin rrugor Savër-Fiershegan, shtetasi D. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin furgon sprinter tip “Benz” është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë, në të cilën ndodhej shtetasi K. V., 77 vjeç, banues në Stan Karbunarë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. V.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel