Në Holandë pezullohen 6 ushtarë të cilët postuan pamje raciste dhe diskriminuese. Në një deklaratë nga Ministria holandeze e Mbrojtjes thuhet se fundjavën e kaluar morën informacione rreth pamjeve lënduese dhe poshtëruese të ndara në grupin Whatsapp të lidhur me ushtrinë.
Më tej në deklaratë konfirmohet se u pezulluan 6 ushtarë të cilët kryen postimin me përmbajtje të pamjeve raciste dhe diskriminuese.
Pamjet u ndanë me prokurorinë e Holandës dhe është kërkuar fillimi i një hetimi rreth ngjarjes, thuhet në deklaratën në të cilën thuhet se 6 ushtarët e pezulluar gjatë stërvitjes së tyre në Danimarkë u rikthyen në Holandë. Ministria në deklaratën e saj theksoi se “nuk ka vend për sjelljet që janë të papranueshme dhe të pasigurta në aspektin social”.
Top Channel