Banorët e fshatit Bashaj, në Selenicë, i janë drejtuar emisionit “Fiks Fare” për shkak të problemeve që kanë me ndarjen e kullotave. Sipas tyre, Bashkia Selenicë, pa i njoftuar fare, i ka dhënë me qira kullotat që ata përdornin si fshat vetëm një personi.

Banorët tregojnë se fshati Bashaj ka mijëra krerë bagëti të imta, kryesisht dhi, por edhe dele. Ata tregojnë se kanë përdorur për vite me radhë kullotat sipër në fshat, ku kanë ndërtuar edhe stanet. Kullotat janë në një vend tepër malor, që përdoren nga dhitë.

Sipas tyre, janë mbi 2000 krerë dhi të cilat kullosin në ato kullota. Por, Bashkia Selenicë ua ka dhënë personave të tjerë, të një fshati tjetër, duke sjellë probleme të mëdha. Këto kullota kanë përdorur që pas viteve ’90. Madje, prisnin fatura dhe bënin të gjitha pagesat e vendosura nga shteti.

“Ne e kemi pasur fshatshe. Pritej një faturë për të gjithë fshatin dhe ne mblidhnim lekët. I bënim pagesat në kohë, sipas krerëve që kemi. S’kemi pasur asnjëherë probleme me njëri tjetrin” thonë ata. Ndërkohë tregojnë se prej disa muajsh, bashkia ia ka dhënë personave të tjerë, për të cilët thotë se s’kanë bagëti, por i duan që të bëjnë tregti me kullotat. Pra, tua lënë në përdorim këtyre. “Ne kemi stanet atje dhe na kërcënojnë t’i heqim. Siç e kanë bërë, do shesim bagëtitë. Do të falimentojmë. Ne me blegtori merremi, s’kemi të ardhura të tjera. Tua heqësh të gjithë fshatit dhe t’ia japësh një individi, këtë se pranojmë” thonë ata.

Fiksi kontakton me personin tjetër që ka aktualisht kullotat e caktuara nga bashkia dhe ai thotë se i ka marrë me kontratë qiraje nga bashkia për tre vjet. “Kam marrë me qira 30 hektar kullotë të fshatit Vernik dhe kullos lopët e mia, por që aktualisht nuk i kam çuar se ndryshe do hyj ne konflikt me banorët” shprehet qiramarrësi i ri. Ai tregon se inspektorët pyjorë nuk donin t’ia jepnin kullotën, por atij ia ka dhënë drejtori.

Ndërkohë vetë drejtori i Pyjeve në Bashkinë Selenicë,Bujar Karçanin, i kontaktuar nga Fiksi shprehet se kullotat më para i janë dhënë banorëve të një fshati tjetër. Këta banorë i kanë patur këto kullota për vite me radhë, por drejtori shprehet se banorët i kanë në një vend tjetër dhe jo atje ku kullosin. Pra këta banorë prej gati 30 vjetësh paguajnë kullotat diku tjetër.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA