Disa persona të panjohur i zënë rrugën dhe e kërcënojnë duke e detyruar t`i japë atyre motorrin e tij të vogël.
I riu përpiqet t’i kë, por agresorët nuk ndalen me kaq. Ata e qëllojnë me pistoletë, megjithatë për djaloshin nga Torre Annunziata e Napolit, ndodh e pabesueshme: plumbi që në të kundërt mund t`i kishte marrë jetën, ngec brenda bllokut të shënimeve në çantën e shpinës.
Vetëm disa orë pas ndodhisë, i riu e kuptoi se çfarë kishte ndodhur kur pa vrimën e shkaktuar nga plumbi, dhe sa pranë i kishte kaluar rrezikut. Atëherë vendosi t’i drejtohet karabinierëve e të bëjë denoncimin, ndërsa dorëzoi dhe bllokun shpëtimtar ku u gjet dhe plumbi.
Ai rrëfeu se ndërsa ikte me vrap kishte dëgjuar vetëm një zhurmë, por nuk ia kishte vënë veshin. Kur shkoi në punë dhe hoqi çantën, u ndërgjegjësua sesa pranë mund t’i kishte qenë vdekjes.
Top Channel