Biden: SHBA duhet të “veprojë shpejt” për t’u përballur me kërcënimet e zjarrit

02/07/2021 03:36

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden të mërkurën tha se kombi është “vonuar” dhe duhet të “veprojë shpejt” për të luftuar kërcënimin në rritje nga zjarret teksa shtetet perëndimore përballen me një valë historike të nxehtësisë.

“Kërcënimi i zjarreve në perëndim këtë vit është aq i fortë si kurrë më parë”, paralajmëroi Biden gjatë një takimi me guvernatorët e shtetit, udhëheqësit e sektorit privat dhe zyrtarët e kabinetit.

Takimi për zjarret në Shtëpinë e Bardhë, për të cilin Biden tha se do të jetë një ngjarje vjetore, vjen derisa pjesa perëndimore e SHBA-së është në mes të një vale nxehtësie. Qytetet kryesore si Portland, Oregon dhe Seattle, Washington kanë vendosur rekorde nxehtësie brenda një dite. Temperaturat në Portland arritën në 116 gradë Fahrenheit (46.7 gradë Celsius) të hënën ndërsa 42.2 gradë Celsius në Seattle.

Vala shumë e pazakontë e nxehtësisë kaq herët në verë ka ngjallur shqetësim të gjerë në lidhje me gravitetin e këtij viti të sezonit të zjarreve në pyjet me rreth 36 zjarre në pjesë të shteteve, Kaliforni, Oregon, Colorado dhe Arizona.

“Ndryshimi i klimës po nxit bashkimin e rrezikshëm të nxehtësisë ekstreme dhe thatësirës së zgjatur. Ne po shohim zjarre me intensitet të madh që lëvizin me më shumë shpejtësi dhe zgjasin përtej muajve tradicionalë të sezonit të zjarrit”, tha Biden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA