Melinda Gates bëri dje paraqitjen e parë publike pas divorcit shokues nga bashkëshorti miliarder themelues i gjigandit Microsoft, duke treguar qartësisht se nuk mbante më unazën e martesës.
Filantropistja 56-vjeçare mbante një kostum serioz të bardhë teksa doli në skenën e ‘Forumit të Barazisë së Gjeneratave’ në Paris, të organizuar nga agjencia e grave e OKB.
Teksa fliste për të drejtat dhe fuqizimin e grave, Melinda ngriti dorën e majtë duke e mbajtur qartësisht pranë fytyrës për të treguar gishtin e zhveshur të unazës.
Ajo nuk iu referua në mënyrë specifike divorcit, por me gjestin e saj dukej qartë që donte të qartësonte çështjen.
Zhvillimi vjen në kontrast me ish-bashkëshortin e saj 65-vjeçar Bill që ende mbante unazën e martesës në paraqitjen e tij të fundit publike në maj.
Melinda u vlerësua me duartrokitje kur tha se fondacioni i saj që menaxhon bashkë me ish-burrin, Bill & Melinda Gates Foundation, do të jepte më shumë se 2 milionë dollarë për agjencitë e promovimit të barazisë gjinore.
Ajo u zotua më tej të ndihmonte “të gjitha gratë” për të rritur pushtetin dhe influencën e tyre.
“Kjo për arsye se gratë nuk duhet vetëm të ulen në tavolinë, por të jenë në çdo dhomë ku bëhen politika e merren vendime”, tha Melinda.
Çifti Gates, të cilët kanë ter fëmijë së bashku, thanë se kishin vendosur të ndahen pas “shumë pune dhe mendimi për marrëdhënien e tyre.”
Zhvillimi është ndjekur nga akuza të shumta në media ndaj ish-themeluesit miliarder të Microsoft, kryesisht për tradhti bashkëshortore dhe shoqërim me persona të inkriminuar.
Por çifti insistojnë se kanë të përbashkët “besimin për të punuar në fondacionin e bamirësisë, edhe pse nuk besojnë se mund të zhvillohen më së bashku si çift”.
Top Channel