Parlamenti ka hyrë në javën e fundit të punimeve. Në shtator opozita tradicionale pritet të zërë vendet e saj në sallën e seancave plenare, por nëse Gjykata Kushtetuese do kishte rrëzuar herësit e vendosur brenda listës para zgjedhjeve përbërja e fushës së shahut politik do ishte krejt ndryshe.
Në total 34 deputetë të cilët mbeten jashtë do kishin fatin të ishin në parlament.
Murrizi: Eh sa jeni shqetësuar nuk latë njeri pa i rënë telefonit në Gjykatën. Oerdi sdo ishte fare në parlament. Taulanti nuk flet. Damianit iu rrëzua herësi.
Vendimi i Kushtetues nuk afekton shpërndarjen e mandateve, por Myslim Murrizi thirrjen e fundit e kishte për ndërgjegjen e të zgjedhurve të cilët nuk duhet të jenë ne Kuvend sipas tij.
Murrizi: Nëse kanë moral 34 deputet nuk duhet të jenë në parlament.
Pasi mbylli reformat e rëndësishme me opozitën e re, mazhroanca sytë i ka në bashkëpunimin me Partinë Demokratike për zgjedhjen e presidentit të ri në vjeshtë.
Spiropali: Bashkëpunim për emrin e presidentit të ri.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që seance e fundit plenare te jete me 7 korrik, ku do të zgjidhen edhe dy anëtarët zëvendësues të organeve te vettingut.
NUK DO ISHTE NGA PS DO FITONTE NGA PS
Olta Xhaçka Bledi Çomo
Edona Bilali Pandeli Majko
Klotilda Bushka Mimi Kodheli
Najada Como Plarent Ndreca
Lavdrim Krashi Dionis Ymeraj
Edona Bilali Ilir Beqaj
Alban Xhelili Denis Deliu
Florenc Spaho Shkëlqim Bullari
Klevis Xhoxhi Albana Hana
Ismet Beqiraj Mirela Pitushi
Tatiana Piro Adela Hysenaj
Enslemvera Zake Arian Jauplllari
Shpresa Marnoj Gentian Malotaj
Ermonela Valikaj Dallëndyshe Bici
NUK DO ISHTE NGA PD DO FITONTE NGA PD
Oerd Bylykbashi Igli Cara
Vangjel Dule Ivi Kaso
Albana Vokshi Petrit Doda
Mesila Doda Orjela Nebijaj
Flutura Açka Eugen Isai
Alfred Rrushaj Asllan Dogjani
Dhurata Çupi Edmond Isaku
Greta Berdeli Bardh Spahia
Lindita Metaliaj Elda Hoti
Merita Bakiu Manjola Luku
Zheni Gjergji Qani Xhafa
Nusret Avdulla Agron Kapllanaj
Eralda Bano Eduard Sharka
Sorina Koti Andrea Mano
Emilja Koliqi Ludovik Hasani
Arbi Agalliu Gëzim Ademaj
NUK DO ISHTE NGA LSI DO FITONTE NGA LSI
Erisa Xhixho Përparim Spahiu
Petrit Vasili Floida Kërpaci
NUK DO ISHTE NGA PSD DO FITONTE NGA PSD
Meri Markici Serdar Hoxha
Gertjan Deda Besart Meta
Top Channel