Identifikohet viktima që u mbyt dje në det/ Ishte shtetas serb, kishte ardhur për pushime në Durrës

01/07/2021 08:49
Foto ilustruese

82-vjeçari, që u mbyt një ditë më parë në Plazhin në Durrës, është shtetas serb.

Ngjarja fatale ndodhi rreth orës 12:55. Pas verifikimeve të bëra, policia njofton se i ndjeri është shtetasi serb me iniciale N.M. i cili kishte ardhur për pushime në Durrës. 82-vjeçari ka ndërruar jetë në det, për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:
Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA