Arrestohet i dënuari i fundit i “Agimit të Artë”, ishte zhdukur që në muajin tetor

01/07/2021 22:19

I dënuari i fundit i “Agimit të Artë”, Christos Papas është arrestuar, bëjnë me dije burime nga mediat greke.

Thuhet se është arrestuar në një shtëpi në lagjen Zografu dhe tashmë ndodhet në zyrat qendrore të policisë greke në Athinë.

59-vjeçari është dënuar me 13 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale. Christos Pappas  ishte zhdukur që nga tetori pas gjyqit të “Agimit të Artë” .

I arratisuri qëndronte në një apartament me një grua 52-vjeçare nga Ukraina, e cila ka marrë dokumentet greke. Edhe gruaja u arrestua.

Kujtojmë se i njëjti dënim, 13 vjet burg, u propozua nga prokuroria greke edhe për liderët e tjerë të Ilias Kasidhiaris, Giannis Lagos,  Ilias Panagiotaros, Georgios Germenis dhe Artemis Mattheopoulos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA