Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker

Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, viziton ditën e sotme Shqipërinë.

Vizita e tij në vendin tonë është në kuadër të turit të Ballkanit.

Ndërkohë, mësohet se gjatë qëndrimit në vendin tonë Reeker do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha.

Me kreun e opozitës të sapomandatuar për të drejtuar PD-në edhe për 4 vitet e ardhshme do të takohet në mesditë në orën 11:30.

Reeker pas Shqipërisë, do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Vizita e zyrtarit të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë kur Shqipëria nuk mori një dritë jeshile nga Bashkimi Evropian për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare.

Ndërkohë, ditën e djeshme Kryeministri Rama së bashku me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kërkuan edhe ndihmën e SHBA-së që të ndikojë te BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt BE-së duke e quajtur vendimin e tyre një dështim të përsëritur.

Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha para disa javësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA