Vijon mosdakortësia mes Këshillit Bashkiak dhe Lelit, kryebashkiaku: Kërkesë e çuditshme për mbledhje në vend tjetër kur janë rregullat e pandemisë

30/06/2021 11:35

Kryebashakiaku i Vlorës, Dritan Leli është shprehur se ka pritur online të diskutonte mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk është paraqitur.

Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës zhvilluan mbledhjen ditën e sotme para teatrit “Petro Marko” pasi dyert ishin sërish të mbyllura.

Sipas Lelit, vijohet në mënyrë të çuditshme kërkesa për mbledhje fizike në një kohë kur janë akoma aktive rregullat anticovid për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

“Faleminderit që jeni pjesë e kësaj mbledhje online pavarësisht në një mënyrë të çuditshme vijohet me kërkesa që të zhvillohet mbledhja në një vend tjetër. Në shkresat u është kërkuar që të caktohet data 29 e keni refuzuar pa shpjeguar arsyet e këtij postimi. për arsye të angazhimit nuk mund të marrë pjesë administrata do të jetë prezent në mbledhjen . Nuk mund të zhvillohet pasi janë në fuqi masat dhe nuk ka ndryshuar asnjë kontekst. Përgjegjësia e organizimit i takon organizatorëve të këtyre eventeve. Datat duhet të përcaktohen me dakordësinë paraprake për të qenë prezent. Duke ju falënderuar për prezencën, theksoj se gatishmëria për të bërë punë të mira për qytetin e Vlorës është dhe jemi të gjithë duke u përpjekur për të bërë më të mirën”, tha Leli.

Top Channel