Veliaj vijon takimet me përfaqësues të Shtëpisë e Bardhë dhe Senatit në Shtetet e Bashkuara

30/06/2021 13:54

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vijon takimet me personalitete të rëndësishme të të Shtëpisë e Bardhë dhe të Senatit në Shtetet e Bashkuara, ku kryefjalë është mbështetja për Shqipërinë, por dhe ftesa për t’iu bashkuar aktiviteteve të pafundme të planifikuara vitin e ardhshëm, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Pas takimit me kongresmenin e Connecticut Jim Himes, kryebashkiaku Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale edhe dy takime të tjera të rëndësishme, me Robert Aderholt i cili i shërben për të katërtin mandat radhazi Kongresit të Alabama-s në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, si dhe me Jeff Fortenberry përfaqësues të Kongresit të Nebraska-s.

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në shoqërinë e dy miqve të mirë, si Robert Aderholt dhe Jeff Fortenberry, të cilët mezi pres të vizitojnë Tiranën vitin tjetër, për #EuropeanYouthCapital2022. Mbështetja që Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve i japin Shqipërisë flet shumë për marrëdhënien tonë të veçantë!”, shkruan Veliaj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel