Në një aksident të tmerrshëm, një shef 25 vjeçar kuzhine në Irak ka rënë brenda kazanit që supës kolektive që po gatuante, çka i shkaktoi djegie të gradës së tretë në 70 për qind të trupit raportonin disa media të Lindjes se Mesme.
I riu humbi jetën nga plagët e tij pesë ditë më vonë.
Issa Ismail ishte duke gatuar supën e pulës për një ceremoni dasme më 15 qershor, në rajonin verior të Irakut Zakho, kur në rrethana të paqarta ai raportohet se kishte rrëshkitur dhe kishte rënë brenda lëngut të përvëluar.
Ismail, baba i tre fëmijëve, po përgatiste ushqimin për dasmën në sallën Hazel Hall kur ndodhi aksidenti.
Rajoni i Zakho gjendet brenda zonës kurde të Irakut, ndërsa Ismail raportohet se kishte qenë në profesion prej tetë vjetësh.
Ai ishte dërguar për trajtim në spitalin e Dohuk por humbi betejën ndaj plagëve më 21 qershor. vdekja e tij shkaktoi një valë zemërimi dhe homazhesh në rrjetet sociale.
Një nga të afërmit e tij Zervan Hosni, citohej nga mediat të thoshte: “Ai përgatiste ushqim për festa martesash, për darka funeralesh dhe ceremoni të tjera. Prej disa vitesh punonte në dy sallat për 25,000 dinarë në ditë.”
25,000 dinarë është ekuvalente e 17.12 dollarë amerikanë.
Gulf News shkruante se vdekja tragjike e Ismail kishte nxitur rritje të masave të sigurisë në kuzhinat e restoranteve.
Top Channel