E ardhmja e Rey Manajt është larg Barcelonës dhe me shumë mundësi edhe larg Spanjës. Arsyet janë të thjeshta; nga La Liga ekipet që janë interesuar për të janë “të dorës së dytë” dhe që janë refuzuar nga lojtari dhe e dyta klubi synon që të arkëtojë sa më shumë për kartonin e tij.
Për këto arsye, Rey Manaj mund ta gjejë veten në Itali, Angli dhe më pak mundësi në Gjermani sezonin e ardhshëm.
Mediat sportive katalanase thonë se interesimi nuk ka munguar nga kampionatet elitare të këtyre vendeve, por pa përmendur emra klubesh konkrete.
Sulmuesi kuqezi u shpall golashënuesi më i mirë i Barcelona B në sezonin që kaloi, por nisur nga fakti që nuk po ja del mbanë që të bëhet pjesë e skuadrës së parë dhe moshës ka shprehur dëshirën që të largohet dhe të vijojë karrierën diku tjetër.
Top Channel