Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka paditur sekretarin e shtetit amerikan Anthony Blinken pasi u shpall non grata, dhe kërkon fakte dhe prova për marrjen e këtij vendimi, edhe djali i tij ka hapur një padi për shpifje.
Shkëlzen Berisha ka paditur në gjykatë numrin dy të PS Taulant Ballën për shpifje dhe dëmtim të të imazhit të tij.
Në dokumentin e padisë Shkëlzen Berisha kërkon që Balla të përgënjeshtrojë deklarata e tij në facebook, pasi sipas tij janë shpifje.
Bëhet fjalë për disa statuse të Taulant Ballës dhe një deklaratë në Kuvend , ku ai fliste për afera të Shkëlzen Berishës me tragjedinë e Gërdecit.
“Shkëlzen Berisha ka marrë nga Banka kredi 1.8 milionë euro me kolateral pronat e krimit makabër në Gërdec. Si u bë Zeni pronar i atyre pronave milionëshe”.
“Nga kjo foltore , përfitoj ti drejtohem SPAK-ut që të nisë menjëherë hetimet për këtë djalë me fat që , pa punuar asnjë ditë të vetme në jetë, disponon miliona euro kredi duke u deklaruar vetëm si sekser”, ishin këto pjesa nga deklaratat e ballës të cilat , Berisha i ka pasqyruar në padinë e tij.
Duke i cilësuar si fyerje dhe të pa faktuara këto deklarata, në padinë e Shkëlzen Berishës thuhet se: Në rastin kur një person bën një deklaratë publike kundër një personi tjetër dhe pretendon se po i servir publikut një të vërtetë ka njëkohësisht edhe detyrimin që të provojë bazën faktike të këtyre deklaratave . edhe në rastin kur personi pretendon se ka shprehur një opinion ai përsëri ka detyrimin që ti tregojë disa fakte qëkanë sjellë si pasojë formimin e këtij opinioni si dhe çfarë e shtyu të bëjë deklarimin e këtij opinioni.
Në të kundërt një veprim i tillë sipas rastit përbën shpifje ose edhe fyerje dhe për këtë fakt deklaratbërësi duhet të mbajë përgjegjësi për shkaktimin e dëmit ndaj personit që i drejtohet kjo deklaratë.
Ndër të tjera në dokument thuhet se Shkëlzen Berisha ka pësuar dëm jo pasuror si pasojë e cënimit të nderit dhe personalitetit të tij që formësohet në dy lloj dëmësh, moral dhe ekzistencial.
Shkëlzen Berisha kërkon që Balla të përgënjeshtrojë deklarata e tij.
Çështja kaloi për gjykim më datë 14 shtator ora 14:00. Gjykata caktoi ekspertë psikologe, ku do intervistojë Shkëlzen Berishen për dëmet psikologjike.
Top Channel