Ekziston një kod themelor i veshjes, të cilit burrat dhe gratë duhet t’i përmbahen kur vizitojnë qytetin e Vatikanit, veçanërisht Bazilikën e Shën Pjetrit dhe/ose muzetë e Vatikanit.
Vizitorët duhet të mbulojnë gjunjët dhe krahët e sipërm, ndërsa atyre u ndalohet të mbajnë pantallona të shkurtra ose funde mbi gju, maja pa mëngë dhe këmisha të shkurtra. Supet gjithashtu duhet të mbulohen dhe vizitorët mund të kthehen ose të këshillohen të mbulohen me një shall.
Por Kim nuk ‘pyet’ për kode dhe është shfaqur e veshur me një fustan rrjete shumë seksi, në një vizitë të kryer në Vatikan.
Shpatullat e saj ishin jashtë, e madje fustani kishte pjesë të prera rrethe-përqark belit, duke nxjerr në pah asetet e saj bombastike.
Pavarësisht kësaj, Kim, e cila shkoi në Romë në fillim të kësaj jave, dukej në humor të mirë ndërsa po kalonte nëpër qytet me veshjen e saj tërheqëse, shoqëruar nga ikona e modës Kate Moss dhe vajza e saj Lila Grace.
Top Channel