Një video e publikuar në llogarinë e Partisë Popullore të Serbisë në Twitter, tregon një moment tensionesh të forta mes presidentit Aleksandar Vucic dhe kreut të kësaj partie opozitare, Vuk Jeremic.

Përplasja ka ndodhur në presidencë.Ka pasur konfrontim të fortë verbal mes të dyve që rrezikoi të përshkallëzohej edhe në sherr fizik. “Vuçiç tha se Vuk Jeremiç, Miki Aleksiç, Vladimir Gajiç dhe Bora Novakoviç u trembën dhe ikën nga Presidenca.

Por, këtu është një video ekskluzive, si ndodhi në të vërtetë”, thuhet në postim, ku pamjet filmike tregojnë se ai që është trembur në fakt, ka qenë kreu i shtetit.

Kjo ndodhi, pasi siç shkuajnë mediat serbe, Vuçiç i ka ftuar liderët e Partisë Popullore në luftë, dhe ata shkuan ta pyesnin a është normale kjo që po bën. “ “Vuçiç zbriti, me katër ose pesë nga rojet e sigurimi, dhe filloi të dridhej, të bërtiste,… Ai thirri ‘Hajde më godit’. Truprojat i kishte rrotull. E pyeta: Ku e do grushtin? Por nuk doli jashtë, shau e ofendoi, ndërsa mua më quajti “tradhëtar”, pohoi ish ministri i jashtëm serb Jeremic, i cili në 2017-tën garoi dhe për president.

Top Channel