Sherr në mes të rrugës/ 38-vjeçari përfundon i dehur në spital pasi u konfliktua me një grua dhe kundërshtoi policinë

29/06/2021 19:20

Një 38-vjeçar është dërguar në spital pasi u përfshi në një konflikt verbal me një grua në rrugën “Skënder Luarasi” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 dhe pas konfliktit, ai kundërshtoi policinë për të shmangur shoqërimin e tij.

Më pas u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:30, në rrugën “Skënder Luarasi”, për motive të dobëta,  shtetasi A. K., 38 vjeç, është konfliktuar verbalisht me shtetasen E. T.

Gjithashtu ky shtetasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Shtetasi A. K., aktualisht ndodhet në spital duke marrë ndihmën përkatëse mjekësore, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel