Bashkia e Tiranës u tërhoq duke njoftuar së fundi, se do të rikthejë në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët, që përdorin transportin publik.

Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi, që sipas bashkisë u bë me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Për disa ditë me radhë Organizata Politike organizoi nw Tiranw, një peticion për mbledhjen e sa më shumë firmave për rikthimin e aboneve. Gjithsej firmosën mbi 11 mijë qytetarë.

Qytetarët: Shumë mirë bëri bashkia, se e kishte gabim. Vetëm në shtëpinë time jemi tre anëtarë që përdorim abonetë për punë. Unë banoj në “Fresk” dhe punoj tek “Astiri”.

Asnjë linjë nuk I plotëson kushtet. Le ta bëntë studimin bashkia, por pa u futur në xhepat tanë. Madje ta ulin pak ccmimin e abonesë së përgjithshme se nga 200 mijë lekë rrogw marrim në muaj.

Vetëm që bashkia duhet t’I detyrojë operatorët të lajnë autobusët. Kondicioner nuk ka. Ja tani e ndezën që panë kamerën. Ecin sikur shkojnë, larg qoftë, në një varrim.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Burime nga Bashkia e Tiranës thanë se përveç urdhërit për të rikthyer abonetë e përgjithshme në treg, kryebashkiaku Erion Veliaj do të ndëshkojë me heqje të licencës edhe disa nga operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

 

Juli Ristani

Top Channel