Rama sulmon gjykatësit KÇK: S’kemi një instrument t’i bëjmë ‘zap’, demaskojini! S’di si policia mund të shmangë sherret dhe aksidentet

29/06/2021 13:37

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ndihet i shqetësur për çështjen e sigurisë në vend pavarësisht ngjarjeve të rënda pasi sipas tij trendi i kriminalitetit dhe aksidenteve ne vend është në kufij brenda ‘normales’.

Duke folur për ngjarjet e fundit si ajo e Velipojës dhe aksidentet, ai tha se policia nuk mund të ndalojë të çmednur me makinë apo dy fqinj që bëjnë sherr në një një të natës.

Ai gjithashtu veçoi gjykatësit që nuk e kanë kaluar ende vettingun, si një ndër arsye pse këta individë nuk ndëshkohen.

Pjesë nga deklarata:

Unë nuk jam i shqetësuar pikë se pari në aspektin e trendeve te krimit dhe aksidenteve se ato shihen përtej 1 dy apo tre ngjarje, dhe po ti shihni trendet janë brenda një limiti që përcakton dhe shkallën se si kriminalitetit dhe aksidente ulen dhe ngrihen dhe se si ato janë brenda kufirit.

Ngjarjet janë tronditëse pa dyshim, por për turistet mos kini merak ,atmosfera se turistet mund te vriten rrugeve është në ekran jo realitet, ata do vijnë në raport me dëshirën e tyre, se ata s’vijnë nga hëna po nga vende ku ka dhe atje ngjarje të vështira, pak ngjarje të tilla nuk përcaktojnë nivelin e sigurisë apo pasigurisë ne vend, që është bërë me keq se covid pastaj kjo është se di, duhet të jemi realist, të kuptojmë se me çfarë lidhet dinamika e çdo ngjarje, ne nuk jemi në asnjë sekond të kënaq me punën tonë, që nga puna ime deri te ajo e cilid do qoftë.

S’mund ti ekzagjërojmë gjërat kështu, se di si policia mund të shmangë një aksident të një individi të çmendur në rrugë, apo të jetë në një të natës kur dy komshinj bëjnë sherr.

Po sigurisht që ka gjëra që duhet përmirësuar. Duhet ditur që policia nuk dënon, por kap dhe çon para drejtësisë ata që shkelin ligjin.

Përshembull një rast kur personat e përfshirë në një tragjedi kanë armë pa leje, nuk është policia që mund të çojë në burg ata që i çon para gjykatës dhe këta si dënojnë.

Tani ju të parët duhet të bëni demaskimin e këtyre gjykatësve se janë fakte skandaloze, gjykatat duam apo sduam ne , ata që janë ende në detyrë dhe se kanë kaluar vetingun, nuk e ka qeveria një instrument ti bëj zap, dhe shumë mirë që se kemi, se jem vend demokratik, nuk e kemi ne në dorë, tani të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre, pjesa jonë është fuqizimi i policisë, me teknologji njerëz etj.

Kjo është rruga jonë, shteti është dhe qeveria, policia dhe gjykata, s’është cështja e lënies së fajit, jemi në një sistem ku përgjegjësitë janë personale, kush shkel ligjin duhet dënuar, po nuk u bë një nga hallkat gjëja bëhet më e veshtirë. Shumë njerëz në efektin e ngjarjeve tragjike, a s’duan tia dinë për shifra dhe fakte e kontekste , por ato na orientojnë ne në punnë tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA