Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të hartohet një ligj për të hetuar të gjithë të rinjtë me automjete luksoze që shkelin rregullat e qarkullimit.
“Unë mendoj që lënia e topit për çdo gjë tek policia e shtetit, jo vetëm që nuk ndihmon dhe nuk është një mënyrë logjike për të zgjidhur gjërat, por ndihmon ata që shkelin ligjin. Këto teoritë se këtu vetëm populli i varfër ndalohet në rrugë se të tjerët ikin, thjesht rrisin potencialin për të shkelur rregullat.
Shumica dërrmuese e respektojnë ligjin. Ka një pjesë që është shumë e vogël dhe bën zhurmë shumë të madhe. Ne jemi duke punuar për të parë që të jetë diçka e argumentuar nga pikëpamja ligjore. Të rinjtë që përdorin makina luksoze që shkelin rregullin, të mos ndalojë aty, por të hetohen se nga i kanë gjetur të ardhurat. Kjo kërkon pak kohë për t’u sistemuar nga ana ligjore” – tha Rama.
Top Channel