Kryeministri Edi Rama, përmirësimin e situatës së kriminalitetit dhe uljen aksidenteve me pasojë vdekjet e shikon jo tek fajsimi policisë por ristrukturimi dhe moderiznimi uniformave blu.
Rama: Policia nuk është në asnjë situatë problematike është vetëm në një proces rritje dhe fuqizimi. Nuk ka asnjë problematikë të madhe si përpara këtyre ngjarjeve. Hëngrja e kokave, duhet të shikojmë. Nuk ka krizë në policinë e shtetit në kontekst dhe trende.
Puna nuk hidhet poshtë pse ndodhën disa ngjarje tragjike nga ku mësimet duhet të nxirren. Kemi problem për dënueshmërinë kështu vreshti nuk ruhet ligjërisht.
Pas vrasjes së katër personave në Velipojë për biznesin e plazheve kryeministri tha se plazhi Nuk mund të jetë i gjithi për privatët me roje që kërkojnë lekë.
“Bashki nuk e kuptojnë procesin dhe krijojnë konfuzion. Korniza këtij procesi do të zbatohet me hir ose pahir. Të largohen nga sipërfaqet që nuk u takojnë sipas ligjit. Policia do të konfiskojë çadra apo shezllon që nuk është e përputhur me bazën dokumentare. Në tërësi baza është pozitive. Korrik Gusht të jenë të garantuara në këtë aspekt. Subjektet që janë vendosur me teorinë e faktit të kryer të largohen dhe mos të humbasin bazën materiale”.
Për incidentin e kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu me një parullë policie, kryeministri bëri këtë koment.
“ Rasti është bërë denoncim, çështja mes palëve zgjidhet në rrugë ligjore. Ka bërë shumë gabim dhe duhet të përgjigjet rrugë ligjore”.
Top Channel