“Përgatitja për mandatin e tretë”, Rama: Të gjithë sektorët në fazë intensive

29/06/2021 13:56

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje në lidhje me takimin që pati me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe strukturat e policisë, pas ngjarjeve të rënda të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë.

Ai theksoi se të gjithë sektorët janë në fazë intensive duke u përgatitur për mandatin e tretë që i pret në qershor.

Ngjarjet e fundit sipas tij sollën që kjo punë të përshpejtohej.

“Jemi në një fazë intensive pune për të gjithë sektorët për të përgatitur mandatin e tretë, është koeçidencë por nuk ka asnjë problem në këtë aspekt. aq më mirë që pas kësaj ngjarjeje. asnjë ngjarje të këtij sektori. Çdo ngjarje është një arsye për të mësuar se si gjërat të bëhen më mirë. Sulmi ndaj policisë është absurd nuk e kam fjalën që policia e shtetit nuk mund ta bëjë më mirë punën e vet. Nuk është policia ajo që garanton gjithçka dhe që kontrollon sjelljet e njerëzve dhe individëve që ndodhin në pak minuta dhe s’ka polici në botë që mund t’i parandalojë. Policia ka nevojë për mbështetje të madhe sa i përket policisë. Është një proces që ka nisur të diskutohet dhe të konceptohet dhe do të materializohet më shpejt pikërisht për të reaguar pas kësaj që ndodhi. Përcaktimi krijon një atmosferë psikologjike të caktuar. Procesi i ndryshimeve në nivelet e larta do të bëhet më shpejt se sa ishte planifikuar, por theksoj ishte e planifikuar”, tha Rama.

Top Channel