ONM i paraqiti prova shtesë Komisionerit Publik/ Reagon Elizabeta Imeraj: Mbështes dhe pres një proces të drejtë ligjor

29/06/2021 16:50

Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elizabeta Imeraj ka reaguar pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) paraqiti prova shtesë pranë Komisionerit Publik.

Në një prononcim për “Top Channel”, Imeraj u shpreh se aktet shtesë të ONM-së nuk i janë vënë në dispozicion për thuajse tre vjet hetime, ndërsa shtoi se do bëjë një kërkesë për t’u njohur me to.

Në përfundim të reagimit të saj, Kryeprokurorja tha se mbështet dhe pret një proces të drejtë ligjor.

“Aktet shtesë të ONM – së, nuk më janë vënë në dispozicion për thuajse tre vjet hetime. Do paraqes kërkesë për t’u njohur me këto akte, dhe me pretendimet. Mbështes një proces të drejtë ligjor dhe pres një proces të drejtë ligjor”, tha Imeraj.

Top Channel