Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në vendin tonë janë kryer 955, 498 vaksinime anti COVID, ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 12,059.

Sot dhe nesër, janë dy ditët e hapura për qytetarët mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen, ndërsa Kryeministri tha më herët se ky proces po ecën me ritme shumë të mira, ndërkohë që stafet mjekësore kanë qenë në shërbim deri në orën 20:00.

Për dy ditët e martë, e mërkurë, kanë prenotuar afro 25 mijë persona në e -albania.

Gjatë gjithë procesit të vaksinimit në Shqipëri nuk është lejuar përzgjedhja e llojit të vaksinës. Edhe pse kishin prenotuar për tu vaksinuar ka pasur të rinj të cilët kur kanë mësuar se vaksina që përdorej ishte coronavac, kanë refuzuar ta bëjnë.

Ditë të hapura të vaksinimit përveç kësaj të martë dhe të mërkurës do të bëhen edhe herë të tjera për të bërë të mundur që përveç fashës moshore që është planifikuar të vaksinohen edhe persona të tjerë përtej kësaj moshë në mënyrë që të krijohet mbrojtje ndaj mutacionit delta apo tjera që mund të vijnë.

Top Channel