Konflikti në Sarandë, Rama: Janë marrë masa në strukturat e policisë

29/06/2021 14:27

Kryeministri Edi Rama ka fajësuar policinë e Sarandës, për rastin e plagosjes së pronarit të lokalit “Orange”, Spiro Iljadhi nga breshëria e plumbave disa ditë më parë.

Ai tha se janë marrë masa për këtë rast flagrant në strukturat e policisë pasi mund të dallohej qartë konflikti i ndodhur në një zonë të frekuentuar nga pushuesit.

“Rasti i Sarandës është një rast që nuk ka përgjegjësi as gjykata, as media asnjë por policia e shtetit. Janë marrë masa për të gjithë strukturat e policisë së Sarandës. Struktura në Sarandë është goditur nga brenda policisë nuk është pritur që të vijë ndonjë  nga jashtë. Janë marrë masa, është ndëshkuar dhe merren masa. Ka një flagrancë absurde, nuk ka ndodhur në ndonjë vend të futur, por një sherr në një zonë që dallohet. Është një rast flagrant mu në mes të rrugës”, tha Rama.

Pas plagosjes së pronarit të lokalit është tentuar të digjet biznesi dhe autori i konstatuar nga policia quhet Luan Obzova, person me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve. Dyshohet se Obzova mund të ketë qenë i paguar për ta bërë këtë vepër zjarrvënie, por nuk dihet kush është porositësi.

Top Channel