Konflikte për lejet e plazhit në Vlorë, zbulohet një rast që kërkon zgjidhje se mund të përkeqësohet

29/06/2021 19:41

Rrëmuja me lejet për shfrytëzimin e vijës bregdetare ka mbërritur edhe në Vlorë.

Plazh i quajtur Kalaja, i ndërtuar dhe shfrytëzuar ligjërisht prej vitesh nga pronari i një lokali buze detit, i është dhënë një biznesi tjetër shumë më larg. Për të shkuar në plazhin për të cilën ka marrë lejen, duhet të kalohet në mes të biznesit që nuk po e merr ende lejen. Kjo situatë mund të jetë pragu i ndonjë konflikti.

Biznesit me emrin ‘Kalaja’ ende nuk i është dhënë ndonjë leje për shfrytëzim të vijës bregdetare të cilët ai tregon se e ka investuar vetë për ta kthyer në një plazh si dhe ka ndërtuar shkallët ku pas vendimit të ministrisë së turizmit duhet t’i përdorë një biznes tjetër.

Sipërmarrësi i plazhit Kalaja bën apel për rishikimin e lejes së dhënë dhe ndërhyrje sa më shpejtë, që mos te lindin konflikte të rënda.

Top Channel