Hormuzi fillon të hapet nga Irani, një tjetër anije turke kalon mes Ngushticës
Të ashtuquajturit “teoristë konspiracioni” kanë shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale komente “të paverifikuara” që pretendojnë se pionieri i antivirusëve kompjuterikë John McAfee, ruante provat e korrupsionit të qeverisë së SHBA ndërtesën e shembjes katastrofike në plazhin e Miami.
McAfee, milioneri 75-vjeçar rebel u gjet i vdekur një javë më parë në qelinë e tij të burgut Brians 2, në Barcelonë të Spanjës.
Sipas disa teorive që qarkullojnë në rrjetet sociale shembja tragjike e ndërtesës së apartamenteve në Miami, Florida, ku deri tani janë konfirmuar 10 të vdekur dhe më shumë se 150 janë të humbur, ka lidhje me vdekjen e McAfee.
Mes pamjeve që qarkullojnë në internet është që pretendon se është një koment i 8 qershorit nga llogaria e McAfee në Twitter ku thuhet: “Nëse mua më ndodh diçka, dijeni se 31 TerraByte me të dhëna kompromentuese gjenden në hard-disqet e apartamentit tim në adresën në Rruga 88th Street, dhe në Collins Avenue, në veri të plazhit Miami Beach.”
Pas kërkimeve, një koment i tillë nuk është gjetur në faqen e McAfee në Twitter prandaj nuk mund të provohet vërtetësia e tij.
Komenti i supozuar ka bërë që grupe skeptikësh apo siç njihen tashmë “teoristë konspiracioni” të pretendojnë se të dhënat me të cilat McAfee kërcënonte të ekzpozonte “korrupsionin e qeverisë”, gjendeshin në ndërtesën e shembur të tragjedisë në Miami.
Lidhja u bë pasi adresa e ndërtesës së shembur të apartamenteve është “8777 Collins Avenue in Surfside, Florida”.
Në të tjera zhvillime të lidhura, është raportuar së fundmi se ndërtesa e tragjedisë ishte raportuar nga inxhinieret se “zhytej në tokë” me ritme shqetësuese që prej viteve 1990.
E përditshmja britanike DailyMail.com zbulonte se ka dy versione të të njëjtit koment nga McAfee, por nuk ka mundësi që ato të jenë të dyja të rreme.
Vdekja e McAfee erdhi disa orë pasi një gjykatës spanjoll aprovoi ekstradimin e tij në SHBA me akuza evazioni fiskal.
McAfee u arrestua nga policia spanjolle në aeroportin e Barcelonës teksa tentonte të merrte avionin drejt Turqisë.
Top Channel