Një ngjarje e rëndë u zbulua në Lamia, të Greqisë, pasi një grua e moshuar jetonte me vëllain e saj të vdekur në shtëpi. Paraprakisht dyshohet se gruaja ishte me probleme të shëndetit mendor.
E gjithë ngjarja u zbulua pasi nga apartamenti vinte një erë e rëndë, gjë e cila shqetësonte fqinjët, të fundit këta që lajmëruan Policinë. Kur autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes ata panë burrin pa shenja jete dhe motrën e tij që rrinte e pashqetësuar, shkruajnë mediat greke.
Sipas medieve fqinje, motra e tyre e vogël, e cila kujdesej për ta dhe jetonte në të njëjtën ndërtesë, por në një kat tjetër dhe ajo ka thënë se si pa për herë të fundit të shtunën.
Po ashtu ajo ka thënë se për arsye serioze personale ajo nuk mund t’i takonte ata, një kohë kur vëllai i saj po përballej me disa probleme shëndetësore, duket se i dha fund.
Fatkeqësisht, motra e tyre që vuan nga probleme të shëndetit mendor nuk mund të kuptonte se çfarë kishte ndodhur ose të njoftonte dikë.
Top Channel