“Duam shkollë në fshat”/ Në Kryevidh të Rrogozhinës, shkolla u shkatërrua nga tërmeti

29/06/2021 15:39

Një grup banoresh të Kryevidhit në Rrogozhinë kërkojnë shkollën e fshatit. Ndërtesa u shkatërruar si pasojë e tërmeti të vitit 2019 .

Pas shembjes fëmijët e kësaj njësie administrative e zhvilluan mësimin në një fshat tjetër rreth 5 km larg ,duke bërë që shume nga nxnësit të mbeteshin pa shkollë pasi nuk kishin me çfarë të shkonin.

Banoret thonë se në rast se shkolla e mesme e bashkuar nuk rindërtohet aty ku ka qenë shumë fëmijë do ta braktisin vitin e ardhshëm arsimor.

Fshati Kryevidh ka rreth 2 mijë familje të cilat prej vitesh kanë ndjekur mësimet në këtë shkollë. Ajo që kundërshtohet më shumë nga këta banorë është ndërtimi i shkollës në ndonjë zone tjetër larg tyre.

Top Channel